Flows

Thirje per Propozime – Programi i Grantit për Administrimin e Ujit (PGAU) E përditësuar 20.12.2023

Njoftim publik

Thirje per Propozime(ThpP)

Ref. Nr. FLOWS – 6636 XK

 

Titulli: Programi i Grantit për Administrimin e Ujit (PGAU)

 

Programi për Nxitjen dhe Levimin e Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS)

 

Sfondi

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) përmes Programit për Nxitjen dhe Levimin e Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS), financuar nga kredia e Bankës Botërore (numri i kredisë 6636-XK), ofron mundësinë për të aplikuar për grante për investime me qëllim që të kërkon  propozime kreative për të siguruar dhe promovuar shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të ujit në pellgun e Moravës së Binçës.

 

Objektivi i Programit

Objektivi i Programit të Granitit për Administrimin e Ujit (PGAU) është promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, rritja e ndërgjegjësimit mjedisor të qytetarëve dhe inkurajimi i veprimeve mjedisore që adresojnë sfidat mjedisore në nivel lokal. Përmes këtij pilot veprimi do të fillojë zbatimi i aktiviteteve për të arritur investime të prekshme në sigurinë e ujit, masa agromjedisore dhe menaxhim të kërkesës që e gjithë mbështetja të ofrohet për qëndrueshmëri të resurseve për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe për të ndërtuar fleksibilitet në sistem. Kjo do të bëhet përmes rritjes së ndërgjegjësimit dhe granteve për investime.

 

Çasje dhe mundësi për të aplikuar në këto Grante te vogla do kenë: 1) Grupe të komunitetit, 2) Organizatat e Shoqërisë Civile, 3) Individët dhe Bizneset që operojnë në nënpellgun e Moravës së Binçës.

 

Të gjithë aplikuesit e interesuar në përputhje me këtë ThpP të PGAU-së mund të aplikojnë me projekte në fushat prioritare dhe të fokusuara në bazë të cenueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike, përmes kritereve:

  1. Në promovimin, testimin dhe demonstrimin e praktikave inovative për të rritur sigurinë e ujit, duke çuar në përmirësimin e qëndrueshmërisë ndaj thatësirës dhe përmbytjeve;
  2. Të përmirësojë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore që do të rrisë potencialin e sekuestrimit të karbonit në zonën e projektit; dhe
  3. Të rrisë ndërgjegjësimin për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e mjedisit.

 

Udhëzuesin dhe pakon  e dokumenteve për këtë(ThpP), Aplikuesit e interesuar mund te e gjejnë në

ueb faqen:: http://flows-ks.info/

 

Financimi

Vlera e planifikuar nga PGAU  e (ThpP)  është  0.3 Milion €.

  • Shuma minimale e grantit: 10,000.00 Euro,
  • Shuma maksimale e grantit: 30,000.00 Euro.

 

Shkalla e bashkëfinancimit të granteve sipas PGAU që mbulon totalin e investimeve të pranueshme do të jetë 90% e totalit të investimeve të pranueshme nga Projekti FLOWS, kurse përfituesit do të bashkëfinancojë pjesën e mbetur prej 10%.

 

 

Kohëzgjatja e projekteve

Kohëzgjatja e zbatimit të  projekt propozimeve që dorëzohen në Aplikimet për grante, nuk duhet të tejkaloj 12 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

 

Sesionet informative mbi këtë ThpP do të mbahen si në vijim:

 

  • 04 Korrik 2023, nga ora 10:00 deri në ora 13:00, në Viti, në Sallën e Komunës,
  • 05 Korrik 2023, nga ora 10:00 deri në ora 13:00, në Kamenicë, në sallën e Kuvendit Komunal,
  • 06 Korrik 2023, nga ora 10:00 deri në ora 13:00, në Gjilan, në objektin e KRU Hidromorava.

 

Kalendari indikativ i realizimit të thirrjes:

 

27.06.2023          Hapja e thirrjes;

14.07.2023          Afati për dorëzimin e pyetjeve në lidhje me thirrjen;

21.07.2023          Publikimi i përgjigjeve në uebfaqen;

27.07.2023          Afati për dorëzimin e projekt propozimeve, deri në ora 16:00.

 

Manuali Programit te Granteve

Shtojca 1_Forma e aplikimit

Shtojca 2_Forma Buxhetit

Shtojca 26 Lista e Dokumenteve të Dorëzuara

Shtojca 27_Pellgu u Moravës së Binces

Priručnik programa malih grantova[5751]

Drafti i punes PPT (1)[5753]

 

Paketa e prokurimit për përfituesit potencial të Programit të Granteve

 

Shtojca 4 A_Formulari i Kontratës (për firma dhe individë)

Shtojca 4_Procedurat e Prokurimit

Shtojca 5_Deklarata e Aplikantit

Shtojca 6 Ftesë për kuotim për dorëzimin e ofertës

Shtojca 7_Deklaratë për respektimin e rregullave për shmangien e konfliktit të interesit

Shtojca 8_Deklarata e Ofertuesit të Besueshëm

Shtojca 9 Deklarata e konfidencialitetit dhe neutralitetit

Shtojca 10_Dokumentet që vërtetojnë përmbushjen e procedurave të prokurimit

Shtojca 11 Lista e kontrollit për shqyrtim mjedisor

Shtojca 12_ Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social

Shtojca 13 Formulari i Ofertës

Shtojca 14 Termat dhe Kushtet për furnizimpunë ndërtimoreshërbime

Shtojca 15 Termat e Referencës për Shërbimet e Konsulencës

Shtojca 16 Formulari i Kontratës

Shtojca 17 Raporti i vlerësimit për mallra dhe punë

Shtojca 18 Raporti i Vlerësimit – Përzgjedhja e Shërbimeve Konsulente, Konsulent IndividualFirma

Shtojca 19 Shablloni i Raportit të ndërmjetëm

Shtojca 20_ WB_Anticorruption Guidelines

Shtojca 22- Kërkesa për pagesë

Shtojca 25 Shablloni i Raportit Final

Shtojca 23_Shablloni i Raportit financiar tëndërmjetëm,

Shtojca 24_Shablloni i Raportit final financiar dhe Shablloni PSh