Formulari i Komenteve dhe Sugjerimeve
‘Rehabilitimi dhe Përmirësimi i Sistemit të Ujësjellësit në Komunën e Gjilanit
Versionin elektronik të draft PMMS mund ta gjeni në:
FLOWS: https://flows-ks.info/
KRU ‘Hidromorava’ https://kru-hidromorava.com/
Komuna e Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/
Ekipi për Menaxhimin e Projektit (EMP) i Programit të Nxitjes dhe Levimit të Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS), i financuar përmes kredisë nga Banka Botërore, ka përgatitur një draft Plan për Menaxhim Mjedisor dhe Social (PMMS) për nënprojektin “Rehabilitimi dhe Përmirësimi i Sistemit të Ujësjellësit në Komunën e Gjilanit’. Nënprojekti është pjesë e Nënkomponentit 2.2 – Investimet në infrastrukturën ujore dhe shërbimet që adresojnë krizat ujore, i cili është pjesë e Komponentit 2 – Adresimi i krizave ujore me investime katalitike.
Ky draft PMMS është përgatitur në përputhje me Kornizën e Menaxhimit Mjedisor dhe Social të FLOWS (KMMS) për aktivitetet që do të kryhen në kuadër të nënprojektit. PMMS paraqet përshkrimin e nënprojektit, detajet teknike, qëllimin, vendndodhjen në bazë të të cilave mund të identifikohen dhe zbuten ndikimet e mundshme mjedisore dhe sociale. Për më tepër, përfshin masa për parandalimin dhe zbutjen e risqeve dhe ndikimeve të mundshme negative mjedisore dhe sociale që vijnë nga zbatimi i aktiviteteve të planifikuara, së bashku me një plan monitorimi mjedisor dhe social.
Formën fizike të PMMS mund ta gjeni në:
FLOWS
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) Rr. Hajdar Dushi, 1-B Nr.7, 10000, Pristinë, Kosovë Tel: +383 48 600 883 Email: info@flows-ks.info
|
KRU Hidromorava
Rr. Vëllezërit Gërvalla, Nr. 71 70000 Gjilan, Kosovë Tel: 0800 61 000 Email: info@hidromorava.com
|
Nëse keni ndonjë koment/sugjerim dhe/ose amendament për masat e propozuara në PMMS për nën-projektin ‘Rehabilitimi dhe Përmirësimi i Sistemit të Ujësjellësit në Komunën e Gjilanit’, ju lutemi ta dorëzoni te personat përgjegjës brenda periudhës së paku 14 ditë nga data e publikimit të PMMS.
(Data e publikimit të dokumentit: 24 Maj, 2024). |
|
Komentet me shkrim mbi PMMS mund të dorëzohen në emailet e radhitura, ose në zyrat e FLOWS apo KRU Hidromorava
Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunim! |