Formular për Komente dhe Sugjerime
‘Diga e Badovcit – Intervenimet Prioritare për Sigurinë e Digës’
Versioni elektronik i draftit të PMMS-së është i disponueshëm në:
FLOWS: https://flows-ks.info/
KRU Prishtina https://kru-prishtina.com/
Ekipi i Menaxhimit të Projektit (EMP) i Programit për Nxitjen dhe Levimin e Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS), ka përgatitur Planin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PMMS) për rehabilitimin e punimeve prioritare për sigurinë e Digës së Badovcit dhe të sistemeve të monitorimit.
Drafti i PMMS-së është përgatitur në përputhje me Kornizën e Menaxhimit Mjedisor dhe Social (KMMS) të Programit FLOWS dhe Standardet e zbatueshme Mjedisore dhe Sociale (SMS) të Bankës Botërore. Dokumenti përshkruan aktivitetet e propozuara, vendndodhjen e projektit, rreziqet dhe ndikimet e mundshme mjedisore dhe sociale, si dhe përcakton masat për zbutje, monitorim, angazhimin e palëve të interesit, mekanizmin e ankesave dhe përgjegjësitë institucionale për zbatimin dhe punimeve të propozuara.
Drafti i PMMS-së shpaloset për të siguruar që palët e interesit dhe komunitetet e prekura të kenë mundësinë ta shqyrtojnë dokumentin dhe të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.
Kopja fizike e draftit të PMMS është në dispozicion në:
| FLOWS
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Rr. Hajdar Dushi, 1-B Nr.7, 10000, Prishtinë, Kosovë Tel: +383 48 600 883 Email: info@flows-ks.info |
KRU Prishtina
Rr. Hazir Shala, Nr. 4 10000 Prishtinë, Kosovë Phone: 080090009 Email: info@kru-prishtina.com
|
| Nëse keni komente, sugjerim dhe/ose propozim për ndryshim lidhur me masat e propozuara në PMMS për nënprojektin
“Diga e Badovcit – Intervenimet Prioritare për Sigurinë e Digës”, ju lutemi t’i paraqisni ato te personat përgjegjës brenda afatit prej së paku 14 ditësh nga data e publikimit të PMMS-së. (data e publikimit: 22 qershor, 2026). |
|
| Komentet me shkrim PMMS-në mund të dërgohen në adresat elektronike (e-mail) të sipër përmendura ose të dorëzohen
në zyrat e Programit FLOWS ose të KRU Prishtina. Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunim! |
|