FLOWS
Ky projekt financohet nga një kredi e Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) të Bankës Botërore dhe zbatohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës. Misioni i FLOWS është të përmirësohet menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve ujore të Kosovës duke integruar teknologjinë moderne dhe praktikat inovative në monitorimin dhe zhvillimin e infrastrukturës ujore.
Nëpërmjet kësaj nisme, ne jemi të përkushtuar të adresojmë sfidat urgjente të menaxhimit të ujit duke mos anashkaluar edhe ruajtjen e mjedisit.
Suksesi i këtij projekti pasqyron përkushtimin për të nxitur bashkëpunim ndërmjet institucioneve ndërkombëtare, qeverisjes lokale dhe komuniteteve. Me mbështetjen e IDA të Bankës Botërore dhe përkushtimin e patundur për qëndrueshmërinë mjedisore, FLOWS po trason rrugën për një të ardhme ku burimet ujoreore të Kosovës menaxhohen në mënyrë efektive, duke siguruar prosperitet dhe qëndrueshmëri afatgjatë për vendin.

Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë në komunat e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Gjilan, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në komunat e Gjilanit, Kamenicës

Përmbledhje e punëtorisë: Praktikat e mira globale në planifikimin, sigurinë dhe funksionimin e investimeve të digave
Punëtoria “Praktikat e mira globale për planifikimin e investimeve në diga, sigurinë e digave dhe funksionimin e digave” mblodhi së bashku në