Flows

Ekipi i FLOWS inspektoi vendosjen e pajisjeve hidrometrike hidrologjike

Ekipi i FLOWS kreu një vizitë dhe inspektim të punimeve në vijimësi në kantieret ku po përgatiten bazat për vendosjen e pajisjeve hidrometrike hidrologjike. Këto vizita në terren përfshijnë gjithashtu një vlerësim gjithëpërfshirës të përpjekjeve për rinovim që po ndërmerren në stacionet hidrometrike. Projekti, i zbatuar nga kontraktori AGS, synon të rrisë kapacitetin e Institutit Hidrolometrologjik të Kosovës për të matur parametrat thelbësorë të lidhur me ujin, duke përfshirë thellësinë, rrjedhën, gjerësinë e ujit dhe rrjedhat e shkaktuara nga reshjet.

Angazhimi për instalimin e pajisjeve moderne për matjen e parametrave hidrologjik të lumenjve ishte i dukshëm. Pajisjet matëse që do të instalohen në këto stacione janë në gjendje për të siguruar të dhëna të sakta për prurjet dhe profilet tërthor të shtretërve të lumenjve, duke rritur kështu aftësinë për të monitoruar në mënyrë efektive lumenjtë (prurjet e lumenjve, etj). Ky përmirësim teknologjik është thelbësor për ruajtjen e informacionit të saktë dhe të përditësuar për menaxhimin e lumenjëve dhe parashikimin e përmbytjeve.

Për më tepër, vlen të përmendet se projekti përfshin edhe rinovimin e stacioneve ekzistuese hidrometrike. Kjo përpjekje rivitalizimi përfshin rinovimin e infrastrukturës, përmirësimin e sistemeve të komunikimit dhe përmirësimin e funksionalitetit të përgjithshëm të stacionit. Këto rinovime janë kritike për të siguruar jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e këtyre stacioneve, duke i lejuar ata të vazhdojnë të shërbejnë rolin e tyre jetik në mbledhjen e të dhënave hidrologjike.

Rëndësia e matjes së prurjeve, veçanërisht gjatë të reshurave është thelbësore. Kapaciteti për të matur dhe analizuar me saktësi prurjet gjatë reshjeve është i rëndësishëm për parashikimin dhe zbutjen e përmbytjeve.

Duke qenë se projekti është në fazën e ndërtimit, duhet të ritheksohet se rritja e aftësive tona për matjen dhe grumbullimin e të dhënave hidrologjike është e lavdërueshme, dhe parashikohet që ky projekt të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e menaxhimit të lumenjve dhe parashikimin e përmbytjeve në rajon.