Flows

Ardian Ramadani B.I, histori suksesi nga Programi i Granteve për Mbrojtjen e Ujrave (WSGP)

Një nga përfituesit e programit është Biznesi Individual Ardian Ramadani nga komuna e Kamenicës. Përmes grantit të siguruar nga FLOWS, ai ka realizuar një sërë investimesh që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e praktikave të ujitjes dhe qëndrueshmërisë në bujqësi.

Investimet kryesore të realizuara:

  • Shfrytëzimi dhe racionalizimi i ujit përmes sistemit të drenazhimit dhe rikthimit të tij për ujitje.

  • Rregullimi i furnizimit të përhershëm me ujë në pemishte, duke siguruar akses të qëndrueshëm në kohë të thatësisë.

  • Hapja e puseve dhe krijimi i rezervuarëve, një hap i rëndësishëm në reduktimin e ndikimit të thatësisë dhe sigurimin e burimeve të qëndrueshme të ujit.

  • Zbatimi i praktikave të qëndrueshme bujqësore, të cilat kontribuojnë në rritjen e prodhimtarisë dhe mbrojtjen e resurseve ujore.

Ndikimi në komunitet

Projekti i Ardian Ramadanit është vetëm një nga shumë historitë e suksesit që demonstrojnë efektin pozitiv të programeve të mbështetura nga FLOWS.
Këto iniciativa po ndihmojnë komunitetet lokale të adoptojnë qasje më të zgjuara dhe më të qëndrueshme në menaxhimin e ujit, duke nxitur inovacion, efikasitet dhe qëndrueshmëri afatgjatë.

Ardian Ramadani Video