Flows

Kosova në Simpoziumin e 13-të të Klubit Evropian të ICOLD-it (EurCOLD)

Simpoziumi i 13-të i Klubit Evropian të ICOLD-it u mbajt më 21–25 shtator 2026 në Bydgoszcz, Poloni, i organizuar nga Komiteti Polak për Diga të Mëdha (POLCOLD).

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, ishte ndër folësit e ceremonisë hapëse. Ajo mori pjesë së bashku me Ekipin për Menaxhimin e Programit FLOWS.

Në fjalimin e saj, Ministrja paraqiti angazhimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Komisionin Ndërkombëtar për Diga të Mëdha (ICOLD).

Kjo do të arrihet përmes themelimit të Komitetit Kombëtar për Diga, forcimit të institucioneve përgjegjëse për digat dhe krijimit të një grupi ekspertësh vendorë.

Me pesë diga të reja të mëdha në fazë projektimi, Kosova ka nevojë për qasje në ekspertizën, standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare për sigurinë e digave dhe infrastrukturën ujore, qasje të cilën e ofron ICOLD.

Ministrja Pacolli Dalipi, theksoi se synimi i Kosovës është të bëhet anëtare aktive e ICOLD-it, që kontribuon në punën e tij.

Gjatë simpoziumit, Ministrja Pacolli Dalipi u takua me:

– Presidentin e ICOLD-it, Devendra Kumar Sharma

– Presidentin e EURCOLD-it, Arjan Jovani

– kryetarët e komiteteve kombëtare për diga të mëdha të Polonisë, Zvicrës, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë

Bisedimet u përqendruan në procesin e anëtarësimit të Kosovës dhe në bashkëpunimin për sigurinë e digave.

Pjesëmarrja u mbështet nga projekti për Kornizën Rregullative dhe Ngritjen e Kapaciteteve për Sigurinë e Digave, i financuar përmes grantit GFPP, në kuadër të Programit FLOWS të mbështetur nga Banka Botërore.

#FLOWS #DamSafety #ICOLD #EURCOLD #Kosova #WaterSecurity