Flows

PLANI I MENAXHIMIT MJEDISOR DHE SOCIAL (PMMS) për Digën e Ujmanit- Ndërhyrjet Prioritare për Sigurinë e Digës

Formular për Komente dhe Sugjerime

‘Diga e Ujmanit – Intervenimet Prioritare për Sigurinë e Digës’

Versioni elektronik i draftit të PMMS-së  është i disponueshëm në:

FLOWS:  https://flows-ks.info/

NPH Iber Lepenc https://www.iber-lepenc.org/sq/

Ekipi i Menaxhimit të Projektit (EMP) i Programit për Nxitjen dhe Levimin e Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS), ka përgatitur Planin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PMMS) për rehabilitimin e punimeve prioritare për sigurinë e Digës së Ujmanit dhe të sistemeve të monitorimit.

Drafti i PMMS-së është përgatitur në përputhje me Kornizën e Menaxhimit Mjedisor dhe Social (KMMS) të Programit FLOWS dhe Standardet e zbatueshme Mjedisore dhe Sociale (SMS) të Bankës Botërore. Dokumenti përshkruan aktivitetet e propozuara, vendndodhjen e projektit, rreziqet dhe ndikimet e mundshme mjedisore dhe sociale, si dhe përcakton masat për zbutje, monitorim, angazhimin e palëve të interesit, mekanizmin e ankesave dhe përgjegjësitë institucionale për zbatimin dhe punimeve të propozuara.

Drafti i PMMS-së shpaloset për të siguruar që palët e interesit dhe komunitetet e prekura të kenë mundësinë ta shqyrtojnë dokumentin dhe të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.

Kopja fizike e draftit të PMMS është në dispozicion në:

 

FLOWS

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)

Rr. Hajdar Dushi, 1-B Nr.7,

10000, Prishtinë, Kosovë

Tel: +383 48 600 883

Email: info@flows-ks.info

NPH Iber Lepenc

 

Bulevard Bill Clinton, Nr. 13

10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: 0800 61 000

Email: info@iber-lepenc.com

 

 

Nëse keni komente, sugjerim dhe/ose propozim për ndryshim lidhur me masat e propozuara në PMMS për nënprojektin

“Diga e Ujmanit – Intervenimet Prioritare për Sigurinë e Digës”, ju lutemi t’i paraqisni ato te personat përgjegjës brenda

afatit prej së paku 14 ditësh nga data e publikimit të PMMS-së.

(data e publikimit: 22 qershor, 2026).

Komentet me shkrim PMMS-në mund të dërgohen në adresat elektronike (e-mail) të sipër përmendura ose të dorëzohen

në zyrat e Programit FLOWS ose të NPH Ibër Lepenc.

Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunim!

 

PMMS_Intervenimet ne digen e Ujmanit