Flows

NJOFTIM PUBLIK TAKIMI I PARË I KONSULTIMIT PUBLIK – VLERËSIMI I NDIKIMIT MJEDISOR DHE SOCIAL (VNMS) Projekti i Digës së Re Multifunksionale në Desivojcë

REPUBLIKA E KOSOVËS Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Projekti për Nxitjen dhe Shfrytëzimin e Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS)

NJOFTIM PUBLIK

TAKIMI I PARË I KONSULTIMIT PUBLIK

VLERËSIMI I NDIKIMIT MJEDISOR DHE SOCIAL (VNMS)

Projekti i Digës së Re Multifunksionale në Desivojcë

DATA E enjte, 30 korrik 2026                                                                                                                                           ORA 18:00–20:00

VENDI I MBAJTJESQendra e Komunitetit „Oda e Fshatit “Shipashnicë e Epërme, Kosovë                             PJESËMARRJA Fizikisht dhe online

 

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Projektit FLOWS, fton banorët lokalë, personat që mund të preken nga projekti, institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të marrin pjesë në takimin e parë të konsultimit me publikun për Projektin e propozuar të Digës së Re Multifunksionale në Desivojcë.

Diga e propozuar synon të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me ujë për ekonomitë familjare dhe bujqësinë, të fuqizojë kapacitetet e ujitjes dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë ndaj përmbytjeve sezonale. Dizajni i Projektit dhe VNMS-ja aktualisht janë duke u përgatitur, në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm të Kosovës dhe Kornizën Mjedisore dhe Sociale të Bankës Botërore.

Takimi ofron mundësi për shkëmbimin e njohurive lokale, identifikimin e ndikimeve dhe rreziqeve të mundshme mjedisore dhe sociale, si dhe diskutimin e masave të përshtatshme për shmangien, minimizimin, zbutjen ose adresimin e tyre. Komentet e pranuara gjatë konsultimit do të dokumentohen dhe do të merren parasysh si pjesë e procesit të vazhdueshëm të VNMS-së.

 

QËLLIMI I TAKIMIT • Prezantimi i objektivave të projektit dhe progresit në dizajn. • Shpjegimi i procesit të VNMS-së dhe aktiviteteve të ardhshme lidhur me angazhimin e palëve të interesit. • Pranimi i pyetjeve, shqetësimeve, sugjerimeve dhe njohurie lokale për të informuar vlerësimin dhe zhvillimin e projektit.

PJESËMARRJA GJITHËPËRFSHIRËSE: Takimi është i hapur për të gjithë. Inkurajohet fuqishëm pjesëmarrja e grave, të rinjve,

personave të moshuar, personave me aftësi të kufizuara, pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, pronarëve dhe shfrytëzuesve të tokës,

OJQ-ve, si dhe personave të tjerë që mund të ndikohen nga projekti ose që janë të interesuar. Përkthimi simultan do të ofrohet në

gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.