Në kuadër të programit të granteve të vogla të projektit FLOWS, OJQ POLIS ka zbatuar një iniciativë që synon përmirësimin e infrastrukturës së ujit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore në institucionet arsimore në komunën e Vitisë.
Qëllimi kryesor i projektit është ulja e keqmenaxhimit të ujit të pijshëm në shkolla dhe çerdhe, duke promovuar përdorimin racional dhe kursimin e tij përmes zgjidhjeve praktike dhe teknologjive të qëndrueshme.
Përmes këtij investimi, i financuar nga Banka Botërore në kuadër të FLOWS, synohet rritja e cilësisë dhe sigurisë së ujit të pijshëm në ambientet ku zbatohet projekti.
Aktivitetet konkrete përfshijnë instalimin e rubinetave automatike me sensor për menaxhim më efikas të ujit, si dhe vendosjen e tualeteve bashkëkohore në secilën shkollë, të pajisura me sisteme për përdorim racional të ujit.
Ky projekt kontribuon në mbrojtjen e mjedisit përmes reduktimit të konsumit të ujit dhe uljes së presionit mbi burimet ujore, duke ndikuar njëkohësisht në krijimin e një kulture të qëndrueshme të përdorimit të ujit në komunitet.