Flows

Perspektiva – Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve ujore në Velegllavë të Epërme, Kamenicë

Në kuadër të programit të granteve të vogla të FLOWS, është mbështetur iniciativa “Perspektiva”, e cila synon menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore të ujit në përputhje me nevojat sezonale. Projekti zbatohet në fshatin Velegllavë e Epërme në Kamenicë dhe ka vlerë prej 26,730 €.

Objektivat kryesore të projektit përfshijnë ndërtimin e infrastrukturës për magazinimin dhe akumulimin e ujit në periudhat me tepricë, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për përdorimin e qëndrueshëm të ujit.

Aktivitetet e realizuara përfshijnë ndërtimin e një rezervuari me dimensione 10x10x3 metra, krijimin e një ujëmbledhësi për burimet natyrore, hapjen e një pusi dhe instalimin e pajisjeve për furnizim me ujë.

Rezultatet e pritshme lidhen me rritjen e efikasitetit në përdorimin e ujit, mbrojtjen e mjedisit dhe ekosistemit, forcimin e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore. Gjithashtu, projekti pritet të ndikojë në uljen e efekteve të kushteve ekstreme si thatësirat dhe përmbytjet, duke rritur qëndrueshmërinë e komunitetit lokal.