Flows

Takimi Nismëtar | FLOWS-CS-DS-15

U mbajt takimi nismëtar i projektit FLOWS-CS-DS-15 – Enhancing Digitalization of Water Infrastructure in Kosovo, i cili do të realizohet nga YWP-K / SHUKOS, në bashkëpunim me Njësinë e Zbatimit të Projektit (PIU) të Programit FLOWS, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH), me financim të Bankës Botërore.

Projekti përfshin inventarizimin e infrastrukturës ujore në të gjitha komunat e Kosovës dhe synon të arrijë ndërtimin e regjistrit kombëtar digjital të pendave dhe pritëzave në 4 pellgjet kryesore ujëmbledhëse. Projekti zgjat 8 muaj.

Në takim u prezantua puna e realizuar gjatë fazës fillestare:

– Inception Package D1 – metodologjia teknike, standardet GIS dhe instrumentet e anketimit
– Workshop 1 – trajnim i ekipit të terrenit, i mbajtur para këtij takimi

Hapi tjetër: nisja e anketimit të terrenit në të gjitha komunat e Kosovës.