Si pjesë e mbështetjes për organizatat e shoqërisë civile, projekti FLOWS ka financuar iniciativa që promovojnë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe rritjen e vetëdijes publike. Një shembull i rëndësishëm është puna e OJQ-së PLANNING GREEN, e cila ka zbatuar një qasje të integruar në komunat Gjilan, Viti dhe Kamenicë.
Përmes ligjëratave edukative në shkolla, vizitave studimore në impiantet e trajtimit të ujit dhe fushatave ndërgjegjësuese, projekti ka kontribuar drejtpërdrejt në edukimin e të rinjve dhe komuniteteve lokale. Aktivitetet kanë përfshirë gjithashtu pastrimin e zonave përgjatë lumit Krivareka, si dhe instalimin e kamerave për monitorim të vazhdueshëm në zonën urbane të Kamenicës.
Kjo iniciativë ka forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe publikut, duke kontribuar në reduktimin e ndotjes dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore.