MALSIA FOODS L.L.C. ka synuar ta arrijë fuqizimin e komunitetit të fshatit Vriqec përmes përmes zgjidhjeve të integruara për menaxhimin e qëndrueshëm të ujit në bujqësi dhe po zbaton një projekt të integruar, me qëllim forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm të ujit në bujqësi dhe fuqizimin e komunitetit lokal të fermerëve përmes zgjidhjeve praktike, efikase dhe miqësore me mjedisin.
Ky projekt, i cili u mundësua përmes një granti nga FLOWS, po kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për prodhim bujqësor, mbrojtjen e resurseve natyrore dhe rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike të komunitetit lokal.
Objektivat e Projektit
1. Zhvillimi i Infrastrukturës
Përmirësimi i infrastrukturës ujore në fshatin Vriqec, përfshirë ndërtimin e objekteve për depozitimin e ujit, me synim rritjen e disponueshmërisë së ujit për bujqësi gjatë periudhave të thata.
2. Masa Agro-Mjedisore
Zbatimi i masave agro-mjedisore që synojnë reduktimin e erozionit të tokës, përmirësimin e shëndetit të tokës dhe parandalimin e rrjedhjeve bujqësore, duke kontribuar në mbrojtjen e cilësisë së ujit në trupat ujorë përreth.
3. Angazhimi i Komunitetit
Përfshirja aktive e fermerëve lokalë dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të ujit në bujqësi, përmes bashkëpunimit dhe zbatimit të praktikave të mira në terren.
Aktivitetet Kryesore
Ndërtimi i një rezervuari për depozitimin e ujit me dimensione 8m x 4m x 1.56m dhe kapacitet total 50 m³, përfshirë infrastrukturën mbështetëse dhe lidhjen me sistemin kryesor të furnizimit me ujë.
Blerja dhe instalimi i një mikseri për plehun organik (pleh lope) për depozitën ekzistuese, me qëllim parandalimin e rrjedhjeve bujqësore dhe mbrojtjen e mjedisit.
Mbjellja e 150 pemëve frutore për reduktimin e erozionit të tokës, veçanërisht në zona me pjerrtësi.
Ndërtimi i një stacioni për ujë të pijshëm për bagëtitë, në shërbim të fermerëve që ushqejnë gjedhët në kullota të lira në një sipërfaqe prej rreth 100 hektarësh.
Punësimi i dy (2) punëtorëve të rinj, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal dhe forcimin e kapaciteteve në komunitet.
Rezultatet e Pritshme
Rritje e disponueshmërisë së ujit për fermat, kulturat ekzistuese dhe pemët e reja gjatë stinëve të thata.
Reduktim i ndotjes dhe rrjedhjeve bujqësore nga plehu i bagëtive, duke përmirësuar cilësinë e ujit dhe duke mbrojtur mjedisin.
Ulje e erozionit të tokës përmes mbjelljes së pemëve dhe stabilizimit të terrenit.
Përmirësim i shëndetit dhe rritje e produktivitetit të bagëtive falë qasjes së rregullt në ujë të pijshëm.
Rritje e kënaqësisë së komunitetit dhe ndikim pozitiv ekonomik në nivel lokal.
Përmes këtij projekti, MALSIA FOODS L.L.C. po kontribuon në zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme, mbrojtjen e mjedisit dhe forcimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të komunitetit në Fshatin Vriqec, në përputhje me objektivat e programit FLOWS.