Flows

U dorëzua zyrtarisht punishtja për Punët ndërtimore për Rehabilitimin dhe Përmirësimin e Sistemit të Ujësjellësit në Komunën e Gjilanit

Në hapësirat e Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava në Gjilan, u bë dorëzimi zyrtar i punishtes te kontraktuesi i punimeve, kompania Alfa I & Junik, e cila do të ekzekutojë punët në projektin Punët ndërtimore për Rehabilitimin dhe Përmirësimin e Sistemit të Ujësjellësit në Komunën e Gjilanit, në kuadër të Kontratës FLOWS-NCB-W-01.

Data e fillimit të aktiviteteve e cila është edhe data e dorëzimit zyrtar të punishtes  u përmbyll me nënshkrimin e protokollit të dorëzimit të punishtes nga përfaqësuesit e Hidromoravës dhe Kontraktori i Punimeve, si dhe në cilësinë e dëshmitarëve përfaqësuesi i Mbikëqyrësit si edhe ai i Ekipës Menaxhuese të Projektit FLOWS.

 

 

Para nënshkrimit të protokollit dhe dorëzimit të punishtes, u zhvillua edhe vizita në terren për ti parë lokacionet ku do të zhvillohen aktivitetet e punës në rrjetet e ujësjellësit dhe në stacionet e pompimit,

Rëndësia e këtij projekti është e madhe si për komunën e Gjilanit ashtu edhe për KRU Hidromorava pasi do të ketë ndikim në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe rritjen e kapaciteteve të furnizimit me ujë të pijes për banorët e Gjilanit.