Një punëtori e suksesshme u mbajt për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Njësisë për Zbatimin e Projektit FLOWS (NZP) dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).
Qëllimi i Punëtorisë ishte që, të përmirësojë koordinimin dhe komunikimin ndërmjet palëv; të përcaktojë qartë rolet dhe përgjegjësitë për zbatimin efektiv të projekteve, të harmonizojë prioritetet strategjike për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe rezultate konkrete si dhe të ndajë përvoja dhe praktika më të mira për menaxhimin e projekteve.
Ndër rezultatet kryesore u identifikuan sfidat ekzistuese në proceset e komunikimit dhe u propozuan zgjidhje konkrete. Më pas u dakordua një plan veprimi për të forcuar bashkëpunimin në të ardhmen si dhe u theksua rëndësia e harmonizimit të veprimeve.
Kjo punëtori përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivave tona për një të ardhme më të mirë!